Ks-World
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
algirl4eva
Admin
Admin
algirl4eva


Numri i postimeve : 447
Age : 36
Vėndndodhja : In tHe wOrSt pLaCe In wOrLd
Registration date : 09/07/2007

Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė Empty
MesazhTitulli: Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė   Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė Icon_minitimeAugust 3rd 2007, 03:51

Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė

Nė fillimet e hershme tė krijimit tė Sistemit Tonė Diellor Toka e atėhershme pa praninė e Hėnės rrotullohej shumė vrullshėm. Ditėnata zgjaste vetėm 4 orė.

Sipėrfaqja e Tokės ishte e mbuluar nga oqeanė tė pafundė me valė gjigande tė krijuara si pasojė e kėmbimit tė menjėhershėm midis natės dhe ditės.
Toka nuk kishte njė bosht tė qėndrueshėm ēfarė shkaktonte njė kaos tė vėrtetė ku brenda njė kohe tė shkurtėr ngricat u linin vend tė nxehtit tė madh dhe e anasjellta.



Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė Sistemi_hershem_diellor
Sistemi ynė diellor nė fillimet e tij



Po tė vazhdonte tė ishte nė kėtė gjendje nė Tokė nuk do tė ishte zhvilluar ndonjė jetė e pasur. Ajo do tė zhvillohej mė sė shumti nė det dhe ne njerėzit nuk do tė ishim. Ndoshta ndonjė lloj likurishtėsh inteligjentė do tė ishte rraca mbizotėruese nė Tokė.

Kjo Tokė e atėhershme gjendej nė mes tė njė vendi me trazira, me shumė trupa qiellorė qė shumė shpejt po bėheshin gjithnjė e mė tė mėdhenj dhe ndesheshin me njėri-tjetrin pėr tė fituar hapėsirė.
Kėshtu sipas teorisė mė tė re me tė cilėn ka ardhur William Hartmann dikur para katėr miljard vjetėsh Toka ėshtė ndeshur me njė trup qiellor me madhėsi sa ajo e Marsit. Toka nė njė farė mėnyre i mbijetoi kėsaj pėrplasjeje.




Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė Hena_hershme
Hėna nė fillimet e saja



Copat e shkėputura si pasojė e pėrplasjes u bashkuan duke formuar Hėnėn.
Nė bazė tė llogaritjeve tė bėra duke pėrdorur kompjuterat mė tė fuqishėm qė zotėron ushtria amerikane Jay Melosh ka arritur nė pėrfundimin se kjo teori qėndron.
Ajo qėndron edhe nėse shohim disa fakte tė tjera si provat qė kanė sjellur misionet hėnore ku duket qartė qė Hėna ėshtė e pėrbėrė nga shkėmbinj tė njėjtė me ato tė Tokės.
Fakti tjetėr ėshtė ai qė Hėna dikur ka qenė nė gjendje tė vlueshme dhe kjo shpjegohet me tė nxehtin e madh qė lind si pasojė e pėrplasjes sė trupave.


Me krijimin e Hėnės ndryshoi gjithēka nė Tokė.
Hėna me forcėn e saj tėrheqėse e bėri tė qėndrueshėm boshtin e Tokės tek rreth 23 gradėt. Kjo solli njė qėndrueshmėri edhe nė klimė.


Hėna i largohet Tokės pėrvit me 3,2 cm. Misionet hėnore kanė treguar se atje mund tė ketė hidrogjen ēfarė do tė thonte se mund tė ketė edhe ujė nė gjendje tė ngrirė. Nėse kjo do tė ishte e vėrtetė atėherė ajo do tė bėhej edhe e banueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Hėna - lidhja e saj me jetėn nė Tokė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ks-World :: Shkencat :: Astronomi-
Kėrce tek: