Ks-World
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Teleskopi Hubble (Habėll)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
algirl4eva
Admin
Admin
algirl4eva


Numri i postimeve : 447
Age : 36
Vėndndodhja : In tHe wOrSt pLaCe In wOrLd
Registration date : 09/07/2007

Teleskopi Hubble (Habėll) Empty
MesazhTitulli: Teleskopi Hubble (Habėll)   Teleskopi Hubble (Habėll) Icon_minitimeAugust 3rd 2007, 03:44

Teleskopi Hubble (Habėll)

Para 15 vjetėsh, agjencia Amerikane e Hapėsirės, NASA, hapi siparin e njė epoke tė re nė astronomi duke lėshuar nė orbitė teleskopin Hubble. Pas kapėrcimit tė problemeve tė fillimit, teleskopi hapėsinor Hubble ka ndryshuar mėnyrėn se si njeriu e vėzhgon universin. Ai konsiderohet njė nga instrumentet mė interesante tė astronomisė.

"Ėshtė gati e pamundur tė hapėsh njė libėr astronomie qė tė mos jetė i mbushur me imazhe e zbulime pėrmes teleskopit Hubble,” thotė David Leckrone. Ai drejton grupin e shkencėtarėve qė kontrollojnė veprimtarinė e teleskopit qė nga fillimi i programit. Ai thotė se shumė nga zbulimet mė tė mėdha tė bėra pėrmes tij, kanė qenė krejt tė papritura. "Hubble u pėrgjigjet pyetjeve qė as dinim t’i shtronim para lėshimit tė tij”.

Me kalimin e viteve, rrjedhja e pandėrprerė e zbulimeve nga Hubble dhe imazhet spektakulare janė bėrė tė mundura nga vizitat e rregullta tė astronautėve pėr ndreqeje defektesh dhe pėrmirėsime tė instrumenteve. Nėse nuk i bėhet tjetėr shėrbim, nė vitin 2007 pjesėt mekanike pritet tė bėhen tė papėrdorshme nga konsumimi. Pas humbjes sė anijes Columbia nė vitin 2003, njė udhėtim i fundit drejt teleskopit pėr t’i zgjatur jetėn, ėshtė anulluar. Astronomėt, publiku dhe Kongresi kanė argumentuar me forcė se teleskopi duhet shpėtuar.
Me emėrimin e administratorit tė ri tė Nasės, Michael Griffin, po shtohen shpresat pėr njė mision pėr remontin e teleskopit.
Edhe nėse merret vendim pėr tė mos udhėtuar drejt Hubble-it, do tė zhvillohet tė paktėn edhe njė mision tjetėr, por me robotė, pėr ta nxjerrė Hubble-in nga orbita qė tė bjerė diku nė oqean.
Pavarėsisht nga fati i teleskopit, drejtuesi i projektit Hubble, David Leckrone beson se vendi i teleskopit nė histori ėshtė i garantuar. Edhe pas njė shekulli njerėzit do tė flasin pėr arritjet e Hubble-it.</B>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Teleskopi Hubble (Habėll)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ks-World :: Shkencat :: Astronomi-
Kėrce tek: