Ks-World
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Artt
Admin
Admin
Artt


Numri i postimeve : 414
Age : 30
Vėndndodhja : Vranjevc, Prishtinė
Registration date : 06/04/2007

Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t Empty
MesazhTitulli: Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t   Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t Icon_minitimeJuly 27th 2007, 16:24

Jashtėtokėsorėt ėshtė njė emėrtim qė tregon qenie tė arsyeshme qė nuk jetojnė nė Tokė dhe nuk rrjedhin prej saj. Pasi qė nuk ka dėshmi dhe prova tė bindėshme pėr jetėn jashtėtokėsore, shkencėtarėt e kanė hedhur poshtė qenėsinė e tyre.

Disa meteoritė shfaqin gjurmė qė pėrngjasojnė me mikro-organizmat primitive tė tokės, por provat nuk kanė pėrfunduar.

Shumė shkencėtarė besojnė se n.q.s. do tė kishte jetė jashtėtokėsore ajo ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė pamvarur nė vende tė ndryshme tė gjithėsisė. Hamendėsi tjetėr e qėnies sė jashtėtokėsorėve dhe jetės jashtėtokėsore ėshtė teoria e panspermės, e cila parashtron se jeta mund tė lindė nė njė vend dhe mė pas pėrhapet midis planeteve tė banueshme.

Format dhe madhėsitė e hamendėsuara tė jetės jashtėtokėsore, do tė ishin tė ndryshme dhe mund tė shtrihen nga qenie tė arsyeshme humanoide, gjer nė format mė tė vogla e mė tė thjeshta tė jetės mikroskopike.

Kėshtu mendohet se duken jashtėtokesoret
Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t GreyAlien.Roswell

UFO (sqt. OFP) ėshtė akronim pėr Unidentified Flying Object, qė nė shqip do te thote objekt fluturues i paindentifikuar (OFP).
Termi UFO perfshin ēdo objekt fluturues te cilin shkencetaret nuk kane
arritur tė indentifikojne. Ne shume raste ėshtė bere fjale vetem pėr
dukuri siē jane: renia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janė kapur keq nga satelitet pėr tu quajtur me pas UFO.
Me UFO perfshijme ēdo objekt ose krijese te ēuditshme fluturuese por
qe siē e shpejguam me sipėr termi perfshin pamundesine pėr ti
indentifikuar dhe jo pėr ti perjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe
diēka tokesore. Fjalet UFO dhe jashtėtokėsorė nuk janė i njejti
koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te
tyre quhet ufologji dhe cilesohet si pseudoshkence.
Shume fotografi ose vezhgime, te cilesuara si UFO, janė marre nga
njerez te ndryshem por edhe nga satelitet ushtarake. Materialet janė
video, fotografi por edhe deshmi mbi rrembime te mundshme. Nuk ka
ndeshur rralle qe ne mes tyre te kete pasur edhe falso. Ne dhjetor te
2005, nje video e cuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro
Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe
hapi serish debatin mbi UFO-t. Pėr shume njerez keto filmime ishin
prova e pamohueshme e ekzistences se UFO-ve.

Ufoligjia moderne lindi mė 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold,
nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9
objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe
fluturonin ne afersi te malit Rainer, ne shtetin e Washingtonit. Kjo
deshmi perqendroi vemendjen e opinionit publik boteror mbi dukurinė
UFO, duke i dhene jete studimit e me pas pseudoshkences se njohur si
ufologji.
Qe nga fillimi i Luftės se Dyte Boterore,
ka pasur shume deshmi nga pilote te cilet pohojne se gjate fluturimeve
kane hasur ne prani te cudithsme ose janė shoqeruar ne fluturim nga
objekte te panjohur te shndritshem. Keto u quajten “Foo fighters” nga
vete pilotet, te cilet thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe
me nje shpejtesi aq te madhe saqė vinin seriozisht ne diksutim ligjet e
fizikes ne ate kohe.
Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933Milano. Menjehere Mussolini
reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenat te asaj epoke,
aktualisht nen pronesine e Qendres Ufologjike Kombetare, faktojne se
nje UFO ėshtė perplasur ne afersi te Milanos. ne
Mė 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 ne Madisonville (Teksas)
shume njerez pane nje objekt te cuditshem me drita te kuqe qe qendronte
pezull ne ajer. Ky objekt u ndoq nga nje skuadrilje avionesh te cilet
nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartesi te madhe. Piloti qe u
shkoi me afer ishte Thomas Mantell i cili gjatė komunikimit me radio
dha permasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime
pėr mungese oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur
haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte nje ballon
metereologjik i marines Sky Hook.
Nje vend shume i famshem ne kete fushe ėshtė e “Area 51”(Zona51)
nje territor ushtarak mbi te cilin ėshtė i ndaluar fluturimi. Pikerish
ne laboratoret e zones ne fjale thuhet se ka dokumenete me tepėr vlera
mbi ekzistencen e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerez te cilet kane arritur
deri aty sa te thone se kjo baze ka studiuar vezhdmisht trupa qiellore
dhe se ėshtė i vetmi vend ku gjendet kufoma e nje jashtokesori.
Pėr shume skeptike UFO-t nuk ekzistojne dhe ēdo dukuri e mbiquajtur
e jashtezakonshme nuk ėshtė gje tjeter vetem eksperimenti i rradhes i
sherbimeve ushtarake amerikane, si pėr shembull avionet Stealth te
cilet karakterizohen nga forma te pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur
gjithnje nje prirje pėr te mos dhene informacione mbi kete dukuri duke
arritur deri aty sa te mos e perfshije zonen 51 dhe shume territore te
ngjashme nepėr hartat gjeografike.
Kohet e fundit studiues te ketij fenomeni kane krijuar nje emer te
ri qe ėshtė UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore
e paidnetifikuar. Ky perkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of
light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngaterruar studiuesit
nderkohe qe behej fjale pėr dukuri krejtesisht te shpjegueshme.

Sipas nje versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi
Josef Allen Hynek, rastet e rrembimeve perkufizohen dhe si takime ne
afersi te tipit te IV. Ky klasifikim ėshtė bere pasi ka pasur shume
raste kur njerezit kane deklaruar se janė rrembyer nga krijesa te
ēuditshme pėr qellime studimi apo analizash. Keto deshmi janė
konsideruar si te rreme pasiqė asnjehere nuk janė shoqeruar me prova
konkrete, megjithese disa nga te rrembyerit janė paraqitur me vraga te
cilat nuk i kishin pasur kurre me pare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ks-world.own0.com
 
Jashtėtokėsorėt dhe UFO-t
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ks-World :: Shkencat :: Gjeografi & Gjeologji-
Kėrce tek: