Ks-World
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Trekėndėshi i Bermudės

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Artt
Admin
Admin
Artt


Numri i postimeve : 414
Age : 30
Vėndndodhja : Vranjevc, Prishtinė
Registration date : 06/04/2007

Trekėndėshi i Bermudės Empty
MesazhTitulli: Trekėndėshi i Bermudės   Trekėndėshi i Bermudės Icon_minitimeJuly 27th 2007, 16:17

Trekėndėshi i Bermudės 582px-The_Bermuda_Triangle

Trekėndėshi i Bermudės (i njohur edhe si Trekėndėshi i Djallit ose Trekėndėshi i mallkuar) ėshtė njė zonė nė oqeanin Atlantik, afėrsisht 1.2 milion kilometra katrore qė pėrbėhet nga Bermuda, Puerto Riko dhe Fort Loderdejl, tė Floridės. Trekėndėshi i Bermudės ėshtė bėrė i njohur nga rrėfimet e medias, pėr dukuritė e jashtėzakonshme qė ndodhin kėtu, tė cilat thyejnė dhe tjetėrsojnė ligjet e fizikės tė njohura deri tani. Nė kėtė zonė ka pasur shumė ngjarje misterioze tė vėrtetuara qė nga viti 1800 ku anije, aeroplanė ose ekipazhi i tyre janė zhdukur nė njė mėnyrė tė "pashpjegueshme" pa lėnė asnjė gjurmė pas. Deri mė sot ka ende disa ndodhi qė nuk janė sqaruar pėrfundimisht, tė cilat kanė krijuar pjesėrisht prova shpjeguese shumė tė ēuditshme, por shkencėrisht krejtėsisht tė shpjegueshme. Kėto ngjarje kanė qenė bazė pėr njė numėr tė shumtė veprash letrare, filmash dhe faqesh internetore.
Lista e zhdukjeve

Lista e rasteve ėshtė e gjatė. Disa ndėr kėto raste janė dhe kėto mė poshtė.
Futurim 19

Rasti Fluturimi 19 (ang.:Flight 19) ėshtė mė i dokumentuari dhe mė i pėrmenduri nė historikun e trekėndėshit. Nė kėtė rastė thuhet se janė zhdukur gjashtė aeroplan amerikanė pesė prej tė cilėve ishin aeroplanė bombardues dhe njė vėzhgues.

[redaktoni] Makina fluturuese e pasagjerėve Douglas DC-3

Zhdukja e DC-3-shi ka ndodhur mė 28 dhjetor 1948. Kjo makinė fluturonte nga Puerto Rico nė Miami dhe transportonte 36 persona. Thuhet se lajmi i fundit qė vinte nga piloti i makinės Bob Linquist ishte :Gjendemi 50 majle nė jug tė Majamit, dritat e qytetit po shihen. Pak kohė pas kėti lajmėrimi makina ėshtė zhdukur.

Marine Sulphur Queen

Mė 1963 ėshtė zhdukur sė bashku me ekipin prej 39 anėtarėve anije-bartėsja Marine Sulphur Queen. Nė bazė tė gjėsendeve tė gjetura nga gjurmimet dhe lajmėrimit tė fundit tė pranuar duket se fatkeqėsia/zhdukja e kėsaj makine ka ndodhur diku jashtė trekėndėshit tė famshėm. Anije-bartėsja e moēme, 20 vjeēare ishte ngarkuar nė njė port tė Teksasit (Beaumont) mė 2 shkurt 1963 ndėrsa lajmi i fundit nga anija ėshtė dėgjuar mė 4 shkurtė diku rreth orės 1:30. Nė ditė pasi qė anija nuk kishte mbėrri me kohė nė portin e Virgjinisė (Norfolk) ėshtė ndėrmarrė njė aksion i madh gjashtė ditėsh pėr gjetjen e anijes. Gjatė kėtij aksioni janė kontrolluar mė se 350.000 katrorė majle detare. Sigurimi bregdetarė amerikan thoshte se brenda kėsaj hapėsire, po tė kishte qenė anija mbi sipėrfaqen e detit shanset pėr tė gjetur kanė qenė 95%.

Gjatė gjurmimeve janė gjetur pjesė tė vogla si goma dhe xhaketa pėr shpėtim tė makinės. Po ka edhe mendimi qė lėnda qė barte anija (15.000 tonelata sulfur tė lėngėt) tė ketė shpėrthyer dhe tė ketė fundosur anijen, mirėpo edhe mė kėtė nuk mund tė shpjegohet rasti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.ks-world.own0.com
 
Trekėndėshi i Bermudės
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Ks-World :: Shkencat :: Gjeografi & Gjeologji-
Kėrce tek: